BB: Raportimi i duhur financiar ul rrezikun e krizave

Autori:Avdyl Pajaziti

Më shumë se 30 vendimmarrës të politikave dhe ushtrues të profesionit nga gjashtë vende të Evropës Juglindore u takuan me Qendrën e Bankës Botërore për Reformën e RaportimitFinanciar (CFRR) në Tiranë, për të shqyrtuar sfidat dhe për të identifikuar zgjidhjet për vënien në zbatim të acquis communautaire të Bashkimit Evropian (BE) — tërësia e deritanishme e legjislacionit të BE-së.Tema kryesore e seminarit ishte stadi i transpozimit dhe zbatimit të acquis communautaire të BE-së për raportimin financiar dhe auditimin në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbi. Këto vende janë pjesë e programit “Rruga drejt Evropës: Programi i Reformës së Kontabilitetit dhe Fuqizimit Institucional (EU-REPARIS), i cili i ndihmon vendet pjesëmarrëset’i harmonizojnë ligjet e tyre për raportimin financiar dhe auditimin të sektorit privat me acquis communautaire.

Një sistem i fuqishëm i raportimit financiar mund t’i ndihmojë ndërmarrjet lokale (sidomos ndërmarrjet e vogla dhe të mesme – NVM) në gjetjen e financimeve dhe pjesëmarrjen në tregjet e kapitalit, krijon një klimë biznesi në favor të rritjes ekonomike, nxit integrimin e shoqërive tregtare lokale në ekonominë globale dhe e zvogëlon riskun e krizave të sektorit financiar.Gjatë këtyre dy ditëve, ekspertët e politikave nga CFRR dhe Komisioni Evropian punuan me vendimmarrësit e politikave dhe ushtruesit e profesionit kontabël për të gjetur rrugët më të efektshme për vënien në zbatim të direktivave të reja për kontabilitetin dhe auditimin, që janë: Direktiva e BE-së për kontabilitetin e vitit 2013, Rregullorja për Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit e hartuar për të standardizuar raportimin financiar të shoqërive tregtare dhe Direktiva për auditimin ligjor e vitit 2014.

Pjesëmarrësit identifikuan edhe rrugën që duhet të ndjekë në të ardhmen secili vend pjesëmarrës dhe përcaktuan një strategji të projektuar për të nxitur një bashkëpunim më të madh midis të gjashtë vendeve.Ky seminar u organizua në kuadër të programit “Rruga drejt Evropës: Programi i Reformës së Kontabilitetit dhe Fuqizimit Institucional (EU-REPARIS), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga CFRR./monitor.al /

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bb-raportimi-i-duhur-financiar-ul-rrezikun-e-krizave-dhe-ndihmon-sme-te/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala