Bateria e së ardhmes, mbushë celularin për një minutë

Autori:Avdyl Pajaziti

I thoni lamtumirë baterisë së shkarkuar dhe smatrfonëve të papërdorshëm. Është duke u krijuar bateria që është e aftë të karikojë celularin në një minutë. Pajisja e re në alumin është vendosur në punë për herë të parë aty ku është krijuar, në Universitetin Stanford në Amerikë dhe shënon një hap historik në këtë kërkim.

“Momentalisht, miliona konsumatorë përdorin bateri AA me 1.5 volt dhe AAA. Shpikja jonë gjeneron dy volt elektricitet, më e lartë se çdo sasi tjetër e arritur deri më tani me eksperimentet e tjera të bëra me alumin”,- ka thënë profesor Hongjie Dai i Universitetit të Stanford.

Siç përshkruhet në revistën “Nature”, prototipi i kalon 7500 ciklet e karikimit pa e humbur fuqinë. Ekonomike, më pak të dëmshme për ambientin, më të sigurta, bateritë me alumin janë bateritë e së ardhmes

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bateria-e-se-ardhmes-mbushe-celularin-per-nje-minute/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala