Bastisje në Pejë, Mitrovicë e Prishtinë për krim ekonomik

Policia për Krime Ekonomike e ka konfirmuar se kanë nisur bastisjet në katër biznese të mëdha të tri qyteteve të Kosovës me dyshime për krime të organizuara ekonomike, kontrabandë mallrash.
Sipas burimeve, bastisje po bëhen në Pejë, Mitrovicë e Prishtinë.
Policia ka thënë se gjatë ditës do të dalë me njoftimin për hollësi rreth këtij aksioni.