Bastiset edhe shtëpia e Bujar Elshanit

Autori:Avdyl Pajaziti

Familjarë të Bujar Elshanit nga fshati Sopi e Suharekës kanë konfirmuar se në shtëpinë e Elshanit është konfiskuar një laptop dhe një sfungjer i vjetër.

Bujar Elshani figuron në listën e personave të arrestuar në Maqedoni.

Motra e tij Jetmira Elshani  ka thënë se policia kanë qenë në mëngjes dhe nga shtëpia e tyre kanë marrë një laptop i cili nuk është pronë e Bujarit dhe një sfungjer të vjetër.

Polica ende nuk ka dhënë detaje sesa bastisje janë kryer deri më tani në këtë operacion. /kallxo.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bastiset-edhe-shtepia-e-bujar-elshanit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala