Bastiset banesa e Nexhmi Krasniqit?!

Autori:Gazeta Fjala

Forca të shumta të policisë kanë rrethuar banesën ku jeton drejtori i suspenduar i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi. Lajmin për Gazetën Blic e kanë konfirmuar burime brenda policisë.

“Forca të shumta të policisë kanë rrethuar banesën ku jeton Nexhmi Krasniqi, në Prizren”, ka thënë ky burim duke mos dhënë detaje tjera.

Në anën tjetër, askush nga policia nuk ka dhënë informacione për këtë rast.

Baki Kelani, zëdhënës i PK-së ka thënë për Gazetën Blic se ai nuk ka informacione për një gjë të tillë.

Para disa ditësh, me rekomandim  të Inspektoratit Policor të Kosovës është suspenduar drejtori Nexhmi Krasniqi.

Në anën tjetër, kryeprokurori për rajonin e Prizrenit, Sylë Hoxha u ka thënë medieve se ai nuk ka informacione se për çka po hetohet Krasniqi, raporton Gazeta Blic.

Sipas Hoxhës, hetimet ndaj tij është duke i zhvilluar Inspektorati i Policisë së Kosovës./ Gazeta Blic

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bastiset-banesa-e-nexhmi-krasniqit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala