Bastisen OJQ-të me lidhje në Iran, për shpëlarje të parave

Autori:Zekirja Shabani

Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të mërkuren kanë bastisur pesë organizata joqeveritare, në dy lokacione të ndryshme, në Prishtinë dhe në Prizren.

Në Prishtinë janë bastisur OJQ-të “Nisa”, “Bregu i Diellit” dhe “Ibni Sina”, ndërsa në Prizren janë bastisur OJQ-të “Kurani” dhe “Ehli Bejti”. Ato dyshohet se kanë lidhje me shtetin e Iranit dhe aktivitetin e tyre kryesor në Kosovë e kanë shpërlarjen e parave.

“Bastisja është kryer për shkak të dyshimit për veprën penale “Shpëlarja e parave”, nga neni 308 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 24 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Parandalimin e Financimit të Terrorizmit. Gjatë bastisjes janë sekuestruar përkohësisht sende që mund të jenë prova gjatë procedurës penale”, njofton Prokuroria Speciale e Kosovës, raporton Koha.net.

Aksioni i sotëm është njëri nga veprimet e ndërmarra në një rast që është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të terrorizmit në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bastisen-ojq-te-me-lidhje-ne-iran-per-shpelarje-te-parave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala