Bastisen familjet kosovare të personave të përfshirëve në Kumanovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës ka ndërmarrë sot një aksion të gjerë në tërë Kosovën, për të bastisur familjet e të gjithë të përfshirëve në konfliktin e fundjavës së kaluar në Kumanovë.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka konfirmuar për KTV-në se kanë filluar një aksion të bastisjes në shumë rajone të Kosovës. Ai ka thënë se detajet e tjera do t’i bëjnë publike gjatë ditës.

Në konfliktin e së shtunës dhe së dielës së kaluar në Kumanovë, kanë marrë pjesë disa qytetarë, shtetas të Kosovës.

Disa prej këtyre pjesëmarrësve nga Kosova raportohet se janë arrestuar dhe po ashtu në mesin e tyre është konfirmuar se ka edhe të vrarë.

Ndonëse është bërë gati një javë, autoritetet në Shkup ende nuk e kanë bërë publik identitetin e viktimave që mbetën të vrarë në këtë përleshje.

Deri tash, MPB-ja e Maqedonisë ka zbardhur identitetin e vetëm tre anëtarëve të grupit të armatosur, Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj nga Kosova dhe Nusret Kaloshi nga Shkupi.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bastisen-familjet-kosovare-te-personave-te-perfshireve-ne-kumanove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala