Basri Sylejmani nga Prishtina vritet në Siri – po luftonte krah ISIS’it

Autori:Avdyl Pajaziti

Edhe një tjetër kosovar i cili po luftonte përkrah forcave të ISIS në Siri është vrarë gjatë javës së kaluar.

Basri Sylejmani, nga lagjja Kodra e Trimave, Prishtinë, është kosovari i radhës i cili është vrarë në Siri.

Burimi të Gazetës Express bëjnë të ditur se ai është vrarë javën e kaluar, gjatë bombardimeve të një kampi të ISIS’it në Siri.

Merret vesh se familja ka marr lajmin për vrasjen e tij, por ende nuk ka hapur të pame.

Sipas të njëjtit burim, Sylejmani kishte lënë gruan e tij në Kosovë, për t’u bashkuar me forcat e ISIS në Siri. Ndërkohë gjatë qëndrimit të tij në atje, ai është martuar edhe një herë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/basri-sylejmani-nga-prishtina-vritet-ne-siri-po-luftonte-krah-isisit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala