Bashkohen sindikatat e Metalistëve dhe Energjetikës

Sindikata e Pavarur e Energjetikës së Kosovës (SPEK) dhe Sindikata e Pavarur e Metalistëve të Kosovës, janë bërë bashkë. Këto dy sindikata tani e tutje quhen Federata e Sindikale Industrial-Kosova (FSIK)
Kryetar e deritanishëm i Sindikatave te Pavarura të Kosovës, Izet Mustafa dhe ai i Sindikata e Pavarur e Metalistëve të Kosovës, Hasan Abazi, kanë bërë të ditur bashkimin e këtyre Sindikatave.
Ata në një konferencë për media janë zotuar se do te punojë për interesat ekonomike dhe sociale për ti përmirësuar kushtet për punëtorët aty ku punojnë. Ata treguan se Sindikata Industrial -Kosova, do të bëj beteja për të drejtën sociale dhe mbrojtja e ambientit.
Si është thënë në këtë konferencë, në marrëveshje lihet mundësia për bashkim edhe të sindikatave tjera që shprehin dëshirën për bashkim me sindikatat Industriale.