Bashkohen demokristianët e Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës dhe Partia Demokristiane për Integrim janë bashkuar sot në një subjekt të vetëm politik.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, Ukë Berisha i cili tha se ky vendim është marr nga Kuvendi zgjedhor i të dy subjekteve politike.

Ai shtoi se demokristianët ishin cak i sulmeve nga subjektet tjera politike.

“Kjo ditë, do të shërbejë si dritë frymëzimi për të dinamizuar rrugën tonë drejt Brukselit dhe jo të rikthej nostalgjitë për perandoritë e humbura, që na kujtojnë vetëm të këqija”, tha Berisha.

Kryetari Berisha tha se Kosovës i duhet më shumë se ç’iu duhet një komuniteti me proveniencë të krishter.

Ai shtoi se i duhet për të tejkaluar edhe një sfidë historike, atë të kapërcimit të pragut të vështirë drejt integrimeve europerëndimore.

Berisha gjithashtu tha se Kosova është para sfidave të shumëfishta me një imazh të rrënuar ndërkombëtar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bashkohen-demokristianet-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala