Bashkohen afaristët shqiptarë në Turqi

Autori:Avdyl Pajaziti

Biznesmenët shqiptarë  në Turqi janë bërë bashkë për ti ndihmuar Kosovës. Të hënën ata krijuan “Këshillin Nismëtar të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Turqi”, me qëllim të rritjes së investimeve në vend.

Ministri i Diasporës, Valon Murati, vlerësoi këtë hap si urë lidhëse mes biznesmenëve shqiptare për të kontribuuar në investimet në Kosovë.

Ky këshill ka zgjedhur dy koordinator, Omer Ibrën dhe Fuat Donmez, të cilët do të bashkërendojnë aktivitetet dhe punën e këtij institucioni.

Pjesë e kësaj ngjarjeje ishte edhe Konsulenti i Përgjithshëm i Kosovës, Rrahim Morina, dhe drejtori për investime në Ministrinë e Diasporës,Naim Dedushaj, si dhe kryetari i Rrjetit të Bizneseve në Austri, Yll Blakaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bashkohen-afaristet-shqiptare-ne-turqi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala