Bashkimi i dy Gjermanive: Mësoni dhjetë faktet që do ju çudisnin

Autori:Gazeta Fjala

Prej 25 vjetësh dy Gjermanitë, Lindore dhe Perëndimore, u bashkuan për të krijuar Gjermaninë e sotshme. Bota sot, ju sjell 10 kuriozitete nga bashkimi i tyre, që me siguri do ju lenin pa fjalë.

1. Leticla Koffke ishte misi i vetëm në Gjermaninë Lindore dhe u shpall e tillë ditën kur ra Muri i Berlinit. Në DDR një kohë të gjatë ishte i ndaluar zhvillimi i konkurseve të bukurisë.

2. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë kohës së rënies së Murit të Berlinit ka qenë duke kryer Sauna.

3. Vetëm 16% e gjermanëve lindorë kishin telefona në shtëpi gjatë vitit 1989. Për celularë as që bëhej fjalë.

4. Te komunistët gjermanë kishte vetëm një lloj birre, që quhej AUBI, “Autofahr­Bier” (Bira e Vozitjes). #bestnameever

5. Në Gjermaninë Lindore për herë ta parë jeansat(farmerkat) janë veshur në vitin 1968. Ç’të kenë veshur para këtij viti?

6. Gjermania Perëndimore kishte rrogat mesatarisht dy herë më të mëdha se Lindorja.

7. Në Gjermaninë Lindore kishte rreth 6000 vetëvrasje në vit, ndër më të mëdhatë në Botë.

8. Coca­Cola është futur në Gjermaninë Lindore vetëm pas rënies së Murit të Berlinit.

9. Në Gjermaninë Lindore nuk kishte banane.

10. Bokseri i famshëm nga Gjermania Lindore, Axel Schulz, ka kujtime të këqija nga Muri i Berlinit, pasi në 9 Nëntor, ai po zhvillonte festën e datëlindjes, ku të gjithë të ftuarit ju larguan për të parë zhvillimet e reja të politikës. Po binte Muri Famëkeq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bashkimi-i-dy-gjermanive-mesoni-dhjete-faktet-qe-do-ju-cudisnin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala