Bashkëshortja prishtinase e sulmon burrin me thikë dhe ik

Një rast e ka lajmëruar në polici një mashkulli nga Prishtina që është sulmuar nga bashkëshortja me thikë. Për shkak të një mosmarrëveshje, gruaja e kishte marrë një thikë kuzhine dhe e kishte sulmuar bashkëshortin, ndërsa ky i fundit kishte kërkuar ndihmën e Policisë, raporton Indeksonline.
“Viktima mashkull ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me një thikë kuzhine nga bashkëshortja e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e Policisë./Indeksonline/