Bashkëpunim ushtarak me Kroacinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u pritën në Zagreb nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitaroviq.

Gjatë takimit të përbashkët të ministrit Demolli dhe Presidentes Grabar- Kitaroviq u konfirmuan edhe një herë marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet të dyja shteteve si dhe dëshira e dyanshme për zgjerimin e bashkëpunimit të suksesshëm në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Ministri Haki Demolli e ka falënderuar Presidenten Grabar- Kitaroviq për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme që shteti i Kroacisë ka dhënë Forcës së Sigurisë dhe shtetit të Kosovës, si dhe ka potencuar një varg rezultatesh konkrete nga ky bashkëpunim, sidomos në fushën e trajnimeve dhe shkollimeve ushtarake.

Gjatë takimit u bisedua për potencialet e bashkëpunimit në industrinë ushtarake , për të cilën u konfirmua që nënkuptohen sikurse për ekspozita e ardhshme ushtarake dhe hapësirës ajrore të Adriatikut(ASAD 2015), në Split, të cilën pala kosovare ka për qëllim ta vizitojë. Kjo ishte vizita e parë zyrtare në shtetin e Kroacisë e ministrit Demolli dhe gjeneral Ramës prej që ministri dhe komandanti kanë marrë detyrat për të drejtuar Ministrinë, përkatësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bashkepunim-ushtarak-me-kroacine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala