Bashkëpunim ushtarak Kosovë-Kroaci  

Autori:Zekirja Shabani

Kosova dh Kroacia do të rrisin bashkëpunimin edhe në aspektin ushtarak.

Të dyja vendet do të nënshkruajnë një plan biletaral në mes të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë.

Ministri i mbrojtjes së Kroacisë, Ante Kotromanoviq, ka ftuar në një vizitë dy ditorëshe ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli-n, dhe komandantin e FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama, për  nënshkrimin e planit bilateral për vitin 2015, njofton Telegrafi.

Gjatë kësaj vizite përfaqësuesit Kosovarë do të keni edhe një sërë takimesh me presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitaroviq, Kryetarin e Parlamentit, Josip Leko, si dhe do të vizitojnë kazermat ushtarake të Kroacisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bashkepunim-ushtarak-kosove-kroaci/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala