Bashkë për bujqësi pa barriera

Autori:Zekirja Shabani

Kosova dhe Shqipëëria janë zotuar për eliminimin e barrierave për produktet bujqësore.

Në kuadër të mbledhjes se dytë të përbashkët të dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, Ministri i Bujqësisë së Kosovës, Memli Krasniqi ka nënshkruar me ministrin e Shqipërisë Edmond Panariti një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

“Me këtë marrëveshje ne synojmë t’ju japim fund barrierave të panevojshme për produktet bujqësore, të punojmë bashkë në reformën legjislative dhe institucionale, të promovojmë bashkë produktet tona bujqësore në panairet ndërkombëtare dhe të unifikojmë standardet e cilësisë dhe sigurisë së ushqimit”.

Sipaas Krasniqit, këto janë vetëm disa hapa, nga gama e gjerë e veprimeve të përbashkëta që duhet të ndërmerren në fushën e bujqësisë.

“Jam i bindur se përgjegjësia dhe përkushtimi ynë ndaj detyrave dhe marrëveshjeve tona do të jetë çelës i suksesit tonë të përbashkët”, ka thënë Krasniqi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bashke-per-bujqesi-pa-barriera/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala