Bashkë me dorëheqjen, Vllahiu, dorëzon edhe pasaporten diplomatike (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish këshilltari i presidentes së Kosovës, Arbër Vllahiu, duket se nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga qëndrimi tashmë publik, për t’u liruar nga pergjegjësia që kishte si këshilltar i lartë i Atifete Jahjagës, por edhe si zëdhënës. Bashkë me dorëheqjen e tij, sic raporton Magazina.al, Vllahiu ka dorëzuar pasaporten zyrtare dhe ka kërkuar që e njejta t’i dërgohet Ministrisë Jashtme, edhe pse në të kishte vizën valide të SHBA-ve.
Në këtë dokument të siguruar nga Magazina.al, shihet qartë dëshmia e dorëzimit të pasaportes nga Vllahiu dhe pranimi i tij nga Artan Krasniqi, i Minstrisë së Punëve të Jashtme.
arberi pasaporta final
Duke mos dashur të udhëtojë me delegacionin e Presidentes, në asnjë vizitë jashtë shteti, Vllahiu ka bërë kërkesë qysh në qershor të mos shkojë as në New York, ku aktualisht po qëndron Jahjaga me një pjesë të stafit të saj. Magazina.al merr vesh se vizita në Tiranë e Jahjagës gjatë fillimit të shtatorit, ka qenë momenti kur Vllahiu ka marr vendim që të mos jetë më në udhëtime zyrtare si pjesë e delegeacionit presidencial.
Ndryshe dorëheqja e Vllahiut, sic edhe ka raportuar, Magazina.al, ka të bëjë me dallimet e thella konceptuale për rolin e presidentes qoftë në skenën e brendëshme, qoftë në atë të jashtmn. Këtu përfshihen dallimet e thella edhe në paraqitjen e Jahjagës në opinion publik, ku përfshihen fjalimet, intervistat dhe përzgjedhja e mediave. Magazina.al

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bashke-me-doreheqjen-vllahiu-dorezon-edhe-pasaporten-diplomatike-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala