Bashkatdhetarët presin nga 2 orë në kufi

Autori:Zekirja Shabani

Në kolonë kur vijnë, në kolonë kur kthehen. Fati i jetës i bashkatdhetarëve tanë ndahet midis dashurisë për atdheun dhe vendit ku punojnë e jetojnë.

Por, ndjekja e këtij fati, përveç mallit për vendlindje, bëhet edhe më e vështirë për ta sidomos kur duhet të presin me orë të tëra në kufi për të ardhur në Kosovë e ndoshta edhe më gjatë për t’u kthyer në vendet ku kanë të ndërtuar jetën.

Kjo është situata në pikën kufitare të Kosovës me Serbinë në Merdar. Të premten kolonat në pjesën e Kosovës ishin të gjata mbi 2 km.

Gjatë kthimit për në vendet e tyre të punës, bashkatdhetarët thonë se po presin mbi 2 orë. E pakënaqësia në situata të tilla gjatë pritjes nën temperatura të larta, është evidente.

Ndërkaq, për ata të cilët po vijnë drejt Kosovës, pritjet janë edhe më ta gjata. Disa prej tyre thonë se kolonat po shkaktohen shkaku i procedurave të stërzgjatura nga pala serbe.

Kolonat me automjete po krijohen kryesisht në orët e para të mëngjesit, ndërkaq gjatësia e saj po rritet sidomos në orët e pasdites. Policia e Kosovës disa herë ka deklaruar se kolonat po shkaktohen nga pala serbe ngase autoritetet kosovare kanë marrë masat për të shtuar personelin kufitar./RTK/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bashkatdhetaret-presin-nga-2-ore-ne-kufi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala