Bashar al-Assad paralajmëron shkatërrimin e Lindjes së Mesme

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti sirian Bashar al-Aassad tha se duhet të arrihet një koalicion mes Sirisë, Rusisë, Iranit dhe Irakut ose përndryshe i gjithë rajoni do të shkatërrohet.
Assad gjithashtu kritikoi koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe sulmet ajrore në Siri dhe Irak, duke i cilësuar ato si jo-produktive dhe se sipas tij vetëm e kanë përhapur më shumë terrorizmin.

Aktivistët sirianë thonë se sulmet janë më shumë të përqendruar në grupet e tjera rebele se sa në vendet ku qëndrojnë militantët e Shtetit Islamik.

Në një intervistë për televizionin shtetëror, presidenti Assad tha se Siria, Rusia, Irani e Iraku ishin të bashkuara në luftën kundër terrorizmit dhe do të arrinin rezultatet e duhura, ndryshe nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja.

Kundërshtarët shtetërorë të Assad shohin si zgjidhje të vetme dorëheqjen e Assad, por për momentin kombet perëndimore besojnë se ai duhet të vazhdojë të qëndrojë gjatë kësaj periudhe tranzicioni.

Nga ana tjetër, Assad insiston se “diskutime rreth sistemit politik të Sirisë jan ë një çështje e brendshme e vendit”

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bashar-al-assad-paralajmeron-shkaterrimin-e-lindjes-se-mesme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala