Basha: “Shkurtuan fondet dhe vodhën taksat”

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria uli shpenzimet me 162 milionë dollarë, vendim i cili u reflektua edhe në fondet e institucioneve të tjera. Ministria e Financave njoftoi dje ndryshime në buxhetin vendor, si rezultat i fillimit të efekteve të reformës së re administrativo-territoriale.

Lideri i opozitës, Lulzim Bashka, reagoi sot duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta, për uljen e disa fondeve që prekin disa shtresa sociale.

“Pa ju dridhur dora, Rama-Meta shkurtuan 960 milionë lekë (-74%) nga fondi i pagave për arsimtarët, mjekët, infermierët, ushtarakët, policët dhe të gjithë punonjësit e administratës publike”, shkruan Basha.

Lidhur me akuzën e Bashës, “Shkurtuan me 200 milionë lekë (-20%) asistencën për të papunët, ndërkohë që papunësia rritet përditë”, Ministria e Financave theksoi dje se ky fond do i shtohet ndihmës ekonomike dhe paaftësisë.

“Shkurtuan me 2 miliardë lekë (-67%) kreditimin për energjinë, ndërkohë që ndërprerja e energjisë ka pllakosur vendin e në veçanti zonat turistike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/basha-shkurtuan-fondet-dhe-vodhen-taksat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala