Basha gjuhet me karrige

Gjatë turit të prezantimeve të kandidatëve për kryetar bashkie, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbrëmjen e së mërkurës është ndalur në qytetin e Kolonjës, ku ka prezantuar kandidatin Viktor Duro.
Por gjatë këtij takimi ndodhi një incidnet, pasi një person ka qëlluar me karrige në drejtim të kreut të PD-së, por karrigja nuk e goditi Bashën por, një 65-vjeçar, i cili ishte ulur pranë tij.
Personi që qëlloi me karrige, sipas policisë së Korçës, është 27-vjeçari Suel Liço. Ai është arrestuar dhe po merret në pyetje për ngjarjen. Nga dëshmitë e para në polici, i riu ka thënë se nuk ka pasur asnjë objektiv për të goditur me karrige, por thjesht e ka hedhur atë mes turmës.