“Barrikadohet” sheshi “Ibrahim Rugova” (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Me rastin e vizitës zyrtare të mbretit të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II Ibn Al Hussein dhe një delegacion mbretëror, të cilët do të qëndrojnë sot në Kosovë me ftesë të presidentes Atifete Jahjaga, tashmë kanë filluar të gjitha përgatitjet.

Pritja me ceremoni zyrtare nga ana e Jahjagës do të bëhet në orën 12:20 në sheshin “Ibrahim Rugova”, me ç’rast presidentja dhe mbreti do të japin deklarata para mediave.

E pas takimit me Jahjagaën mbreti Abdullah II do të pritet në takim nga kryeministri Isa Mustafa.

E që nga ora 08:00 deri në 14:00 sheshi “Ibrahim Rugova” është i mbyllur për qarkullim./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/barrikadohet-sheshi-ibrahim-rugova-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala