Baronesha Joyce Anelay viziton Kosovën

Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, baronesha Joyce Anelay do të vizitojë Kosovën nga 20 deri më 22 korrik.
Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të MB dhe Përfaqësuesja Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Anelay do të vizitojë Kosovën më datën 20 deri më 22 korrik.
Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, baronesha do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë duke përfshirë presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar përpjekjet që po i bën Kosova në adresimin e çështjeve të dhunës seksuale në konflikt, marrëdhëniet bilaterale si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.