Barça ka ndeshje më të vështira se Reali

Arbeloa është i bindur se Reali mund ta arrijë Barcelonën në tabelën e klasifikimit të La Ligas, e cila deri në fundin e këtij sezoni ka ndeshje më të vështira.
“Barcelona ka ndeshje më të vështira deri në fundin e këtij sezoni se Reali”, tha Arbeloa për reporterët.
“Ne synojmë të fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fundin e këtij sezoni. Ky është synimi ynë edhe pse e dimë që nuk do të jetë e lehtë”.
“Ndonjëherë ju lëshoni pikë kur më së paku e pritni një gjë të tillë. Kemi dy ndeshje të rëndësishme në La Ligë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit”.
“Dëshirojmë që të futemi në këto ndeshje në formë, kështu që duhet të shënojmë fitore ndaj Vallecanos dhe Eibarit”.
“Fitorja 9-1 ndaj Granadës ishte shumë e mirë sepse na ndihmon për një focus më të mirë në ndeshjet e ardhshme”, përfundoi spanjolli.