Barazohen dita e nata

Autori:Avdyl Pajaziti

Pranvera në vendin tonë, sikundër edhe në gjithë hemisferën veriore fillon sot, më 20 mars, në orën 23 e 45 minuta. Sot, dita dhe nata janë në kohëzgjatje të barabartë, fenomen ky që njihet si Ekuinoksi Pranveror.

Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë vjeshta.

Dita e parë e pranverës do të zgjasë 12 orë e pesë minuta, Dielli do të lindë në orën 5 e 39 minuta, ndërsa do të perëndojë në 17 e 44 minuta.

Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur me kalendar fillon vera. Por, llogaritja verore e kohës do të fillojë natën mes datës 28 dhe 29 mars, kur akrepat e orës duhet të zhvendoset për një orë para.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/barazohen-dita-e-nata/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala