Banorët paralajmërojnë “luftë” nëse Qeveria pranon vijën e Malit të Zi

Autori:Avdyl Pajaziti

Banorët e zonave kufitare me Malin e Zi kanë paralajmëruar “luftë”, në rast se institucionet e Kosovës pranojnë vijën teknike të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, që është prezantuar nga Republika e Malit të Zi, e që, sipas tyre, cenon më shumë se 12 mijë hektarë tokë të Kosovës, që shtrihen kryesisht në Komunën e Pejës, Istogut dhe atë të Deçanit.

Në diskutimin “Demarkacioni Kosovë – Mali i Zi: sfidat, komunikimi dhe transparenca”, që është organizuar nga Qendra për Promovimin e Zhvillimit, fondacioni “Friedrich Ebert” dhe kolegji evropian “Juridica”, banorët kanë kërkuar ndërrim të anëtarëve të Komisionit Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, të cilët, sipas organizatorëve, nuk i janë përgjigjur ftesës për pjesëmarrje në këtë diskutim, shkruan sot ‘Koha Ditore’.

Ndërkohë që njëra nga konkluzionet e kësaj tryeze ka qenë që nëse çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk zgjidhet me pajtueshmi, atëherë çështja të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit.

“Nëse palët kanë pozicione të pajtueshme dhe nëse nuk shihet përfundimi i suksesshëm i përcaktimit të vijës së demarkacionit, propozojmë që kjo çështje të bartet për zgjidhje në Arbitrazhin Ndërkombëtar. Kjo nuk do të ishte asgjë e re, ngase, ndër të tjera, një kontest kufitar në mes Kroacisë dhe Sllovenisë pritet të ketë epilog në këtë vit nga Arbitrazhi Ndërkombëtar”, thuhet në konkluzionet e tryezës.

Banori i Rugovës, Daut Morina, ka thënë se deputetët e Kuvendit duhet ta dinë se banorët e atyre zonave nuk do të pajtohen me vijën e prezantuar nga Mali i Zi

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/banoret-paralajmerojne-lufte-nese-qeveria-pranon-vijen-e-malit-te-zi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala