Banorët “kërcënojnë” me padi Komunën

Autori:Avdyl Pajaziti

Shumica e kryeqytetasve që banojnë në ndërtesat kolektive janë të privuar nga e drejta e tyre për të parkuar veturën në parkingjet rreth ndërtesave ku jetojnë.

Ato hapësira zihen nga makinat e lagjeve të tjera. Më se keqi këtë po e vuajnë banorët që jetojnë në Qendër të Prishtinës, në kompleksin në mes të rrugës “Rexhep Luci” deri të sheshi “Zahir Pajziti”.

Banorët po kërkojnë që t’u kthehet parkingu, ashtu siç e kanë pasur para katër vjetëve.

Në vitin 2009 Komuna ka investuar në ndërtimin e infrastrukturës brenda atij kompleksi të banesave, duke asfaltuar hapësirat dhe trotuaret përreth banorëve e që me projekt ishte planifikuar edhe parkimi i 140 automjeteve të banorëve./Zeri/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/banoret-kercenojne-me-padi-komunen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala