Banorët e Llapushnikut protestojnë para Komunës së Drenasit (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Qindra banorë të fshatit Llapushnik dhe rrethinë po protestojnë para Komunës së Drenasit, ku po kundërshtojnë vendimin për ndërtimin e një kishe në fshatin e tyre.

Në emër të protestuesve foli Bujar Thaçi, i cili tha se në atë pjesë nuk do të duhej të ndërtohej asgjë për shkak se është zonë e mbrojtur e Betejës së Llapushnikut.

Ata po kërkojnë takim me kryetarin e Drenasit, Nexhat Demaku.

Ndërkohë në duar po mbajnë pankarta ku shkruan “Shtëpia e Zotit nuk bëhet me dhunë”, “Stop Ipeshkvisë”, “Ne nuk kërkuam ndarje, ata po kërkojnë”./KP/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/banoret-e-llapushnikut-protestojne-para-komunes-se-drenasit-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala