Banorët e fshatrave të Skenderajt në rrezik

Autori:Zekirja Shabani

Banorët e disa fshatrave nga komuna e Skenderaj, po ankohen se punimet në zgjerimin e rrugës nga Klina e Epërme deri në Morinë, po e rrezikojnë seriozisht shëndetin publik.

“Kemi derdhjen e fekaleve në këto vendpunime dhe me ngritjen e temperaturave, ku për pasoj ka pluhur në përmasa shqetësuse”, i ka shkruar një banorë i këtyre fshatarave Ministrisë së Tregtisë nga e cila kërkon të marr masa ndaj operatorëve që nuk po i pëmbahen standardeve gjatë punës.

Kompanitë janë të detyruara me ligj që gjatë punimeve të bëhet vaditja konstante e rrugës në të cilën punohet, që të pengohet pluhuri.

“Sigurisht që punëkryesi nuk e bën vaditjen me perjashtime shumë të pakta. Bëhet fjalë për fshatra me përqendrim të madh banorësh që preken direkt nga ndotja, fëmijet që bëjnë rrugën për në shkollë dhe anasjelltas”.

Në letrën e këtij banori të cilën e ka siguruar Gazeta Fjala, kërkohet ndihmë nga organet kompetente, pasi, sic thuhet as policia e Kosovës nuk po i përgjigjet thirrjes së qytetarëve “dhe në mënyrë indirekte provokon koflikt në mes të banorëve dhe punëtorëve të cilët nuk janë fajtor!”.

As komuna e Skenderajit sipas kësaj shkrese si institucion kompetent, me instrumentat e vet siç janë inspektoriati nuk ka maarrë masa.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/banoret-e-fshatrave-te-skenderajt-ne-rrezik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala