Bankat shkelin të drejtat e klientëve

Autori:Zekirja Shabani

Nëse klientët kërkojnë nga banka ta printojnë gjendjen e llogarisë së tyre, atëherë ata duhet t’i paguajnë nga 2.5 euro.

Kjo po vlerësohet si shkelje e të drejtave të konsumatorit nga Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit. E përfaqësues të bankave, thonë se kjo po bëhet për promovuar shërbimet elektronike.

Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve thotë se nëpërmjet printimit të gjendjes, klientët duan të vërtetojnë edhe nëse banka ka bërë ndonjë gabim, dhe nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë i bie që të paguajnë ekstra për të parë gabimet e bankës. Shoqata kërkon ndërhyjen e BQK­-së.

“Këtu kemi rast për një konsumator intern, i lidhur me kontratë të cilën banka e zhvat, e detyron të paguajë për një gjë, për një veprim që tanimë është paguar, dhe ne tash kemi punë në instanca më të larta, BQK është rregullator, por kemi edhe asociacionin e bankave që këtyre ditëve ka nisur edukimin e klientëve, qytetarëve konsumator, por ne po shohim që kemi nevoje për t’i edukuar bankat”, ka theksuar Selatin Kaçaniku nga OJQ “Konsumatori”.

E zyrtarë të shoqatës së bankave thonë se kjo po bëhet për të promovuar shërbimet elektronike.

“A është shkelje e të drejtave të konsumatorëve apo qytetareve, ekziston një ligj i cili kërkon që qytetari të ketë qasje të paktën një herë në muaj në llogarinë e vet pa pagesë, dhe për momentin, bankat në fjalë që ju i përmendi që i ka ngrit tarifën për të printu formën fizike, ato mundësojnë një dërgesë përmes imelit, nëse nuk keni llogari elektronike bankare”, ka theksuar Petrit Balija – Kryetar I Shoqatës së Bankave.

Në anën tjetër Selatin Kaçaniku thotë se meqë po ekzistuaka kjo mundësi, pse bankat me asociacionet nuk e bëjnë këtë me automatizëm.

Ndërkaq, Petrit Balija thotë se klienti duhet që të bëjë kërkesë që t’i vie gjendja përmes imelit, dhe të jap aprovimin për atë me nënshkrim.

RTK ka pyetur BQK-­në dhe ka kërkuar intervistë para 3 ditësh lidhur me këtë çështje, nëse janë në dijeni, si e shohin dhe a pritet që të intervenojnë, por nuk kemi marrë përgjigje./RTK/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bankat-shkelin-te-drejtat-e-klienteve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala