Bankat sërish rrisin çmimet e provizionit

Bankat komerciale që veprojnë në Kosovë duket se nuk ngopen kurrë me para. Pavarësisht fitimeve të mëdha që kanë institucionet bankare, ato po vazhdojnë t’i shtrenjtojnë çmimet për shërbimet edhe më tutje.
Nga fillimi i këtij viti bankat i kanë ngritur cimet në provizionet për pagesa dhe për disa shërbime tjera. Më herët qytetarët e Kosovës për këto shërbime kanë paguar vetëm 0.50 centë provizion i cili më vonë ishte rritur 1 euro deri në 1.50. Ndërsa tash të gjitha bankat këto shërbime e kanë bërë 2 euro.