Bankat, rekord fitimesh

Autori:Avdyl Pajaziti

Fitimi i raportuar prej industrisë bankare për tremujorin e parë të vitit 2015 në vlerë prej 20 milionë eurosh, është vlerësuar si astronomik nga njohësit e ekonomisë.

Neto profiti i realizuar deri në mars 2015 shënoi vlerën 19.9 milionë euro, krahasuar me vlerën prej 9.8 milionë eurosh të regjistruar deri në mars 2014. Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) thuhet se rritja e profitit është kryesisht rezultat i zvogëlimit të shpenzimeve, përderisa të hyrat shënuan rritje të lehtë.

Labinot Hashani, njohës i kësaj fushe, ka thënë se në kushte normale të një konkurrence shumica e bankave nuk do të kishin fitim kaq të lartë.

Sipas tij, konkurrenca jo e drejtë si dhe ekzistimi i një marrëveshjeje pothuaj të heshtur mes bankave të cilat operojnë në Kosovë në mbajtjen e normës së lartë të interesit për kredi e sjell këtë fitim./Zeri/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bankat-rekord-fitimesh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala