Bankat kontribueset më të mëdha të zhvillimit ekonomik

Autori:Avdyl Pajaziti

Sektori bankar në Kosovë po cilësohet si një ndër kontribuesit më të rëndësishëm në financimin e ekonomisë së vendit.

Kështu u tha në konferencën rajonale për implementimin e shtyllës së dytë të kornizës rregullative të Baselit.

Në këtë takim. guvernatori i Bankës Qendrore Bedri Hamza deklaroi se sektori bankar po ashtu vazhdon të ketë nivel të lartë të kapitalizimit me treguesit e mjaftueshmërisë së kapitalit prej 19 për qind që është dukshëm më i lartë.

Ai shtoi se në fund të vitit normat e kredive joperformuese u zvogëluan në 6.2 për qind në krahasim me 8.3 për qind sa ishin një vit më parë.

Kurse ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets tha se BQK duhet të jetë e përkushtuar në monitorimin dhe mbikëqyrjen e sektorit bankar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bankat-kontribueset-me-te-medha-te-zhvillimit-ekonomik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala