Bankat fitojnë afër 70 milionë euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Bankat në Kosovë në nëntë mujorin e parë të këtij viti kanë arritur që t’i rrisin fitimet e tyre për 23 milionë më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë.

Këto banka gjatë periudhës janar-shtator kanë fituar 69 milionë euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprakë kanë fituar 46.9 milionë euro.

Raporti i Sistemit Financiar i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i cili është publikuar sot, njofton se gjatë kësaj periudhe kohore edhe kreditë kanë shënuar rritje, raporton ORAinfo.

Vlera e kredive ka arritur në 1,993euro, duke shënuar rritje prej 7.5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas raportit, prej tyre 1 miliard e 322 milionë euro janë kredi për ndërmarrjet dhe 664 milionë euro për ekonomitë familjare.

Rritje po ashtu kanë shënuar edhe depozitat për 5.5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë. Vlera e depozitave gjatë kësaj periudhe ka arritur në 2 miliardë e 656 milionë euro. /ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bankat-fitojne-afer-70-milione-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala