Bankat bashkohen për t’i vjelë qytetarët

Autori:admin

Bankat e Kosovës veprojnë si një e vetme kur është në pyetje t’i vjelin qytetarët e Kosovës. Ato kanë krijuar Shoqatën e Bankave e cila ka në bord drejtues shefat kryesorë të bankave. Kjo shoqatë me tepër funksionon si një kartel joligjor duke fiksuar çmimet. Një shenjë e qartë identifikuese e kartelit është çmimi fiks për nxjerrje të llogarisë gjatë aplikimit për vizë. Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të paguajnë nga 2.5 euro në muaj për një të drejtë elementare. Banka Qendrore e Kosovës e arsyeton këtë me koston e printimit të letrës dhe ngjyrës së vulës.

“Përmes rregullores për normën efektive të interesit dhe kërkesat për shpalosje, Banka Qendrore kërkon nga bankat që të gjitha çmimet dhe tarifat për produktet dhe shërbimet e tyre të jenë të lidhura direkt me koston e ofrimit të këtyre produkteve dhe shërbimeve, të shpalosen në mënyrë të dukshme dhe të jene në dispozicion për të gjithë klientët e tyre në mënyrë që klientët të mund të bëjnë krahasimin e çmimeve dhe tarifave të bankave të ndryshme”, tha për Gazetën Fjala Besnik Kada, zëdhënës i BQK-së.

Por, nëse ju dëshironi ta nxjerrni një gjendje llogarie të thjeshtë, atëherë asnjë bankë nuk ju faturon edhepse bëhet fjalë për kosto të njëjtë! Pagesat janë të njëjta edhe për shërbimet tjera jobankare. Pra, bankat për shërbimet bazike po funksionojnë si kartel me bekimin e plotë të BQK-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bankat-bashkohen-per-ti-vjele-qytetaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala