Bankat 5.3 milionë euro fitim për një muaj

Autori:Avdyl Pajaziti

Bankat komerciale në Kosovë edhe më tutje vazhdojnë të fitojnë shuma të mëdha parash, derisa bizneset tjera ndodhen në krizë të rëndë financiare. Bazuar në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet qartë se gjatë muajit mars të këtij viti të gjitha bankat komerciale në vend shënuan një profit të naftës neto prej 5.3 milionë euro, derisa në dy muajt paraprakë, janar dhe shkurt, kishin regjistruar një profit të pastër neto prej 11.5 milionë euro.

Më tej në raportin e BQK-së shihet se të hyrat e bankave gjatë muajit mars kanë arritur në 19.7 milionë euro, derisa së bashku gjatë muajit janar dhe shkurt kishin pasur të hyra prej 37.9 milionë euro. Ndërkaq, gjatë muajit mars, gjithnjë duke u bazuar në raportin e fundit të BQK-së, shihet qartë se shpenzimet kanë qenë 14.3 milionë euro, e derisa në dy muajt paraprakë shpenzimet e bankave kishin arritur në 26.5 milionë euro.

Gjithnjë bazuar në raportin e BQK-së shihet sa gjatë kësaj periudhe kohore në Kosovë ka pasur rënie të interesit në kredi, por edhe rënie e normës së interesit në depozita.

“Gjatë muajit mars të këtij viti norma mesatare e interesit për kredi ka qenë 7,4 % derisa një muaj më herët ajo ka qenë 8 %. Ndërkaq norma mesatare e interesit në depozita gjatë muajit mars të këtij viti ka qenë 0,9 %, derisa një muaj më herët ajo ka qenë 1 %”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bankat-5-3-milione-euro-fitim-per-nje-muaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala