Banka zvicerane që ndihmoi krimin

Autori:Zekirja Shabani

Banka zvicerane, e dyta më e madhe tregtare në botë, HSBC, po përballet me akuza të rënda për shkak se i ka ndihmuar klientët e pasur nga e gjithë bota që të shmangen nga tatimi për miliona dollarë.

Akuzat ndaj bankës zvicerane janë bërë pas publikimit të rreth 60 mijë dosjeve sekrete gjatë fundjavës, ku shpalosen detajet të rreth 100 mijë klientëve të bankës, duke përfshirë kriminelë ndërkombëtarë, biznesmenë, politikanë dhe të famshëm.

Dokumentet tregojnë se HSBC i’u ka ndihmuar në mënyrë aktive klientëve të më shumë se 200 vendeve, që të hapin llogaritë sekrete në Zvicër dhë në mënyrë të paligjshme të shmangen nga tatimet.

Dosjet janë vjedhur në vitin 2007 nga një specialist i sigurisë kompjuterike dhe i janë dhënë qeverisë franceze, ndërsa si rezultat i tyre janë zhvilluar hetime në disa vende.

Të ashtuquajturat “Rrjedhat zvicerane” janë marrë gjithashtu edhe nga Konsorciumi i Gazetarëve Hulumtues, përmes gazetës franceze Le Monde.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/banka-zvicerane-qe-ndihmoj-krimin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala