Banka nxjerr në shitje vilën e Mbretit Zog pasi nuk u pagua kredia

Autori:Avdyl Pajaziti

Duket se situata financiare e pasardhësit të ish-mbretit Zog nuk është aspak e mirë. Kjo për faktin se Leka II Zogu ka prej kohësh një kredi të pashlyer në një bankë të nivelit të dytë dhe tashmë do të jetë i detyruar të humbasë një nga pronat më me vlerë që i ka lënë gjyshi për ta shlyer.

“Shqiptarja.com” ka zbuluar se Vila e Zogut në Durrës ka dalë në ankand nga një shoqëri përmbarimore në mënyrë që të shlyhet kredia prej 518 mijë euro, që ka marrë në 2009 nipi i Ahmet Zogut.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/banka-nxjerr-ne-shitje-vilen-e-mbretit-zog-pasi-nuk-u-pagua-kredia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala