Banka e Zhvillimit “BRICS” hapet në fund të vitit

Autori:Avdyl Pajaziti

Banka e Zhvillimit BRICS mund të nisë veprimtarinë e saj para fundit të këtij viti.

Këtë e deklaroi zëvendësministri kinez i financave, Shi Yaobin, duke shtuar se anëtarësimi në këtë bankë nuk do të jetë i kufizuar për një grup prej 5 vendesh anëtare.

Mbledhja e parë e bordit të guvernatorëve të Bankës është caktuar për në fillim të korrikut, gjatë samitit të rradhës së BRICS-it në Rusi.

Liderë nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut kanë bërë të ditur verën e kaluar planin për krijimin e bankës, me kapital fillestar 100 miliard dollarë amerikanë dhe seli në Shangai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/banka-e-zhvillimit-brics-hapet-ne-fund-te-vitit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala