Banka Botërore: Rritja ekonomike e Kosovës nuk e zhduk varfërinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Banka Botërore, zyra e saj në Kosovë, sot ka prezantuar raportin për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ku ka prezantuar statistikat ekonomike të zhvillimit të vendit.

Raporti vlerëson se rritja ekonomike e Kosovës është e pamjaftueshme për ta zvogëluar numrin e të papunëve dhe për ta ulur ndjeshëm varfrin ekstreme, raporton Indeksonline.

“Rritja ekonomike 1% -3% është e pamjaftueshme për zvogëlimin e papunësisë dhe varfërisë në Kosovë. Rritja ekonomike duhet të jetë mbi 8 për qind që Kosova ta ul papunësinë dhe ta zvogëlojë varfrin ekstreme”, thanë zyrtarët e BB-së, gjatë prezantimit të dhënave për Kosovën, ku në të hyjnë edhe të dhënat për Ballkanin Perendimor.
Banka Botërore, harton çdo vit raportet për zhvillimin ekonomik të Kosovës, ku janë të dhënat e vetme të besueshme edhe për numrin e të papunëve dhe për rritjen ekonomike.

Sipas këtij raporti në Kosovë çdo vit janë të gatshëm për treg të punës 5 deri 8 mijë të rinj, ndërsa një pjesë e vogël e tyre bëhen pjesë e tregut të punës.

Ndryshe Agjencia e Statistikave të Kosovës kishte publikuar një raport më 2014 ku tregonte se papunësia kishte shënuar rritje krahasuar me vitin paraprak, duke dhënë shifra që nga shoqëria civile ishin kundërshtuar.

Papunësia në Kosovë, sipas ASK-së, në vitin 2014 është rritur për rreth 18 për qind krahasuar me vitin 2013. Shprehur në shifra konkrete, numri i të papunëve është rritur për 31 mijë e 914 persona.

Ndërsa parashikimi i rritjes ekonomike për këtë vit është 3 për qind, nga ekspertët, mirëpo për ta stabilizuar ekonominë e vendit, Kosovës i duhet 8 për qind rritje ekonomike./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/banka-boterore-rritja-ekonomike-e-kosoves-nuk-e-zhduk-varferine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala