Banka Botërore e shqetësuar për çmimin e lartë të energjisë nga “Kosova e Re”

Autori:Avdyl Pajaziti

Banka Botërore (BB), ka identifikuar disa të meta në projektin energjetik “Kosova e Re”. Vërejtjet nisin nga mënyra e tenderimit në dy faza, niveli i lartë i IRR-së (norma e brendshme e kthimit) e deri tek mënyra dhe koha e llogaritjes së IRR-së.

Këto vërejtje të tjera të bëra nga një ekip i Bankës Botërore, që ka qëndruar në Kosovë, kanë pasur si qëllim final frikën nga çmimi i lartë i energjisë elektrike që mund të dalë nga ky termocentral, shkruan Koha Ditore.

Aktualisht siç janë duke ecur punët, ky institucion financiar beson se marrëveshja për ndërtimin e këtij termocentrali nuk është e përshtatshme për Kosovën, pasi qytetarët nuk do të mund t’i përballojnë çmimin e energjisë elektrike.

Një nga shqetësimet e Bankës Botërore që iu është prezantuar qeveritarëve ka qenë mungesa e informatave për koston finale të projektit. Ky institucion beson që kostoja finale mund të jetë shumë më e lartë sesa që mendohet aktualisht nga personat e përfshirë në projekt. Kjo kosto e lartë do të prodhojë çmim të papërballueshëm të energjisë elektrike që do të dalë nga “Kosova e Re”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/banka-boterore-e-shqetesuar-per-cmimin-e-larte-te-energjise-nga-kosova-e-re/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala