Banka Botërore do ta mbështesë zhvillimin e bujqësisë në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim një delegacion të Bankës Botërore me të cilët ka diskutuar lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit në mes dy institucioneve për zhvillimin e Bujqësisë.

Ministri Krasniqi gjatë takimit me delegacionin e Bankës Botërore në krye me Steven N. Schonberger, menaxher i Sektorit për Ujë dhe Bujqësi për rajonin e Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore në vlerësoi se mbështetja që kanë dhënë deri me tash ky institucion në sektorin e bujqësisë, ka sjellë rezultate mjaft konkrete dhe të rëndësishme.

Sipas një komunikate për media të MBPZhR-së, thuhet se ministri i njoftoi përfaqësuesit e BB-së, me Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015, dhe me hapat tjerë që po ndërmerren në fushat që ka përgjegjësi ministria.

“Sivjet buxheti që do të shpërndahet tek fermerët përmes granteve është mjaft premtues për rezultate në zhvillim të bizneseve dhe rritje të punësimit. Në implementimin e këtyre politikave dhe programeve prioritet kryesor do të jetë rritja e transparencës dhe efikasitetit”, tha Krasniqi.

Duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, ministri Krasniqi theksoi nevojën që ky bashkëpunim me Bankën Botërore të shtrihet në përmirësimin e sistemit të ujitjes së tokave bujqësore, konsolidimin e tokave dhe në përmirësimin e infrastrukturës rurale.

Nga ana tjetër, Schonberger shprehi gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen, dhe e vlerësoi si të rëndësishëm fokusimin në të tri këto komponente, që tha se janë mjaftë të rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/banka-boterore-do-ta-mbeshtese-zhvillimin-e-bujqesise-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala