Ban Ki Moon shqetësohet për migrimin

Autori:Avdyl Pajaziti

Në raportin më të ri mbi zhvillimet tremujore në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon ka shprehur shqetësimin mbi migrimin e popullsisë nga Kosova, ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit dhe qeverisë si dhe ka dhënë një kronologji zhvillimesh për të cilat do të debatojnë dhe japin vlerësimet e tyre anëtarët e Këshillit të Sigurimit kësaj të premte më 6 shkurt. Në takimin që do ta kryesojë sipas radhës njëri nga anëtarët e përhershëm i Këshillit të Sigurimit, Kina, Kosovën e përfaqëson zëvendëskryeministri dhe ministër i jashtëm, Hashim Thaçi.

“Raportet e daljes së popullsisë nga Kosova gjatë muajve të fundit janë një arsye për shqetësim,” ka thënë Sekretari i Kombeve të Bashkuara. Ai thotë se mirëpret përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për të adresuar çështjen e migrimit, ndërsa është i inkurajuar edhe nga deklarimi për të përmirësuar gjendjen sociale dhe ekonomike pët të gjithë në Kosovë.

Në raportin që përfshin periudhën nga 16 tetori deri me 15 janar, Seketari Ban thekson se pret nga autoritetet e Kosovës që të adresojnë e sfidat e shumta me të cilat ballafaqohet vendi.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ban-ki-moon-shqetesohet-per-migrimin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala