Ban ki Moon apelon tek Irani për paqe në Siri

Autori:Avdyl Pajaziti

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-ës, Ban ki Moon ka kërkuar nga Irani që të bëjë presion mbi aleatin e saj në Damask, për të arritur një marrëveshje paqësore për t’i dhënë fund luftës civile në Siri.

Gjatë një takimi me ministri e jashtëm të Iranit, Javad Zarif, Ban ka “përsëritur se nuk zgjidhje ushtarake për këtë konflikt dhe ka kërkuar nga Irani që të ushtrojë ndikimin e saj për promovim të paqes.”

Dy liderët kanë diskutuar edhe për situatën në Jemen, ku OKB-ja po mundohet të zhvillojë bisedime paqësore, ku Irani ka një rol kyç sepse mbështetë militantët Huthi, që i takojnë sektit Shiite.

Ban ka apeluar tek të gjitha palët që ta zbatojnë marrëveshjen e arritur mes Iranit dhe fuqive botërore, për programin bërthamor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ban-ki-moon-apelon-tek-irani-per-paqe-ne-siri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala