Bamieh, me padi të re kundër EULEX-it

Autori:Avdyl Pajaziti

Prokurorja britanike, Maria Bamieh, do të kthehet në Kosovë për t’u ballafaquar me hetimet kundër saj, shkruan sot Koha Ditore. Për këto hetime dhe kërkesën për heqjen e imunitetit e ka akuzuar direkt ish-eproren e saj, Jaroslava Navotna.

Këtë e ka bazuar në e-maile të shkëmbyera mes saj dhe ushtrueses së detyrës së kryeprokurores së EULEX-it, Claudio Pala.

Bamieh ka thënë për “Kohën Ditore” se zyrtarët e lartë të EULEX-it kanë detyruar vendësit të kërkojnë heqjen e imunitetit të saj në shenjë hakmarrjeje për padinë që ajo ia ka bërë këtij misioni në një gjykatë në Londër.

“EULEX-i ka luftuar fuqishëm para Gjykatës në Mbretërinë e Bashkuar për të parandaluar raportimin e rastit tim dhe për të më parandaluar mua që të flas për të. Ata edhe më kanë kërcënuar mua dhe avokatët e mi me ndjekje penale nëse ne flasim për rastin.

Tribunali e ka hedhur poshtë rastin e tyre me vendosmëri, që domethënë se unë mund të flas dhe shtypi mund të raportojë. Unë në mënyrë të vendosur besoj se ky veprim i fundit është rezultat i drejtpërdrejtë i kësaj”, ka thënë Bamieh.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bamieh-me-padi-te-re-kunder-eulex-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala