Ballkani do të ndihmohet me 130 milionë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka filluar në Prishtinë samiti i 12 ministrave të rajonit, 6 të punëve të jashtme dhe gjashtë të infrastrukturës .

Nikoqiri i konferencës ”Western Balkans 6” , Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi gjatë hapjes së takimit ka thënë se ky është një hapi i madh për Ballkanin Perëndimor, mes tjerash ka shtuar se Kosova është shtet stabil, dhe kjo dëshmohet me themelimin e qeverisë e cila siç tha ai sot ka mbushur 100 ditë.

Nga ana e tij, Komisionari i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë Evropiane dhe Negocim të Zgjerimit, Johannes Hahn ka thënë se duhet strategji për Ballkanin për zhvillimin e infrastrukturës dhe marrëveshjet të cilat arrihen duhet të zbatohen.

Ai poashtu ka paralajmëruar që në fazën e parë BE-ja ka në plan që përmes fondeve të IPA-së, t`i jap Ballkanit ose 130 milionë euro në përgjithësi ndërsa, shuma e fondeve do të jetë mbi 1 miliardë.

Të pranishëmëve përmes një video-mesazhi është drejtuar edhe Komisionerja Evropiane për Transport, Violeta Bulc.

Pas kësaj,takimi mbahet me dyer të mbyllura.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ballkani-do-te-ndihmohet-me-130-milione/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala