Ballisti nderohet nga familja Jashari (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Ismajl Morina i njohur si Ballisti, ka marrë çmimin si ‘O sa mirë me qenë shqiptar” nga familja Jashari në Prekaz.

Ky çmim ndahet nga ‘Tifozët Kuq e Zi’ çdo vit, ndërsa sipas tyre këtë çmim e meritoi, tifozi i njohur shqiptar Ballisti.

“Duke ndjekur traditën, Tifozat Kuq e Zi edhe këtë vit kanë ndarë çmimin “O sa mirë me qenë shqiptar”.

“Në vigjile të ndeshjes së 8 tetorit kundër serbëve, kush tjetër mund ta meritonte më shumë sesa ai që para një viti në Beograd bëri të gjithë shqiptarët krenar me gjestin e tij”.

“Është fjala për Ismajl Morinën (i njohur në opinion si Ballisti). Për të dhënë mesazhin e bashkimit, por edhe për t’u frymëzuar përpara ndeshjes së kthimit në Elbasan, ky çmim Ballistit i’u nda në Prekazin legjendar, nga familja Jashari”, shkruhet në njoftim e ‘Tifozave Kuq e Zi’.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ballisti-nderohet-nga-familja-jashari-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala