Ballafaqimet mes Opozitës dhe Veseli-t

Autori:Avdyl Pajaziti

Edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj- Bujupi, ka thënë se më 26 qershor Kuvendi ka marrë një vendim për Gjykatën Speciale, dhe sipas saj, sipas nenit 4 të Kushtetutës së Kosovës, Qeveria obligohet që t’i respektojë vendimet e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës po e shfrytëzon arrogancën e numrave për ta riproceduar çështjen e amendamenteve të Gjykatës Kushtetuese.

“Është e vërtetë që kemi një seancë të re, ku kemi pikë të veçantë të rendit të ditës ndryshimet kushtetuese. Paraprakisht është dashur që të respektohet e grithë procedura që nga fillimi. Nëse është marrë një vendim dhe ka filluar procedura nga fillimi, dhe pse nuk po respektohen edhe procedurat e reja. Në njërën anë po thoni po i riprocedojmë amendamentet, në anën tjetër po i shkelni procedurat. Kryetar, mos e shkelni Kushtetutën dhe mos e merrni përgjegjësinë dhe barrën për këto shkelje. Jo gjithmonë do të shkoj kështu në një moment do të sfidohet ky kuvend dhe nuk e është mirë që kryetari ta bart këtë barrë”, ka thënë Kadaj- Bujupi. /Telegrafi/

Edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu, në foltoren e Kuvendit kundërshtoi riprocedimin e amendamenteve, që i hap rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.

Sipas saj, është obligim kushtetues i kryetarit të Kuvendit që çfarëdo amendamenti ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese.

“Meqë kryetari nuk e ka respektuar këtë dispozitë, a është i vetëdijshëm ai që me këtë veprim po shkelet Kushtetua e Kosovës. A jeni i vetëdijshëm që keni përgjegjësi kushtetuese. Ju po lejoni nëpërkëmbjen e Kuvendit si të ishit ministri i 22-të i Isa Mustafës. Po shkelen të gjitha rregullat me veprimet arbitrare të ndërmarra. Po anashkalohen të gjitha organet e Kuvendit, dhe çfarë kuptimi ka Kuvendi nëse funksionon kështu. Kërkoj të respektohen të gjitha procedurat për këtë amendament. I njëjti duhet të shkoj në Gjykatën kushtetuese për vlerësim”, ka thënë Haxhiu.

Ndërkaq, Teuta Sahatçiu nga LDK tha se nuk ka shkelje të Kushtetutës me riprocedimin e amendamenteve për ndryshime kushtetuese. Ajo tha se kjo pikë e rendit të ditës është aprovuar edhe në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Veseli: Nuk ka shkelje të procedurave

Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të shqyrtohet dhe votohet ndryshimi kushtetues që i hap rrugë Gjykatës Speciale.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se me riprocedimin e amendamenteve për ndryshime kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale nuk po bëhet shkelje e procedurave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ballafaqimet-mes-opozites-dhe-veseli-t/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala