Bajrami: Nuk tërhiqemi deri në rrëzimin e Qeverisë

Opozita pret që Qeveria të reflektojë, por nëse nuk e bëjnë këtë, Lëvizjes Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën nuk do të ndalen deri në rrëzimin e kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës, Valdete Bajrami, shefja e Grupit Parlamentar të Nismës.
“Në kërkojmë që ata të reflektojnë dhe të japin dorëheqje, por nëse kjo nuk ndodhë ne nuk do të tërhiqemi deri në dorëheqjen e tyre apo rrëzimin”.
“Duke e ditur që Gjykata Kushtetuese dha një vendim dhe duke e ditur se dy presidentë janë larguar për shkak të shkeljes së Kushtetutës, por zoti Mustafa dhe zoti Thaçi nuk duket se e kanë ndërmend të dorëhiqen”, ka thënë Bajrami, duke arsyetuar vendosmërinë e opozitarëve.
“Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e kemi një realitet tjetër. Ne kemi kërkuar të tërhiqen nënshkrimet dhe të vazhdohet puna, siç kemi bërë me rastin Jabllanoviq”, pohoi ajo.