Bajrami: “Në arsim, cilësia problem e jo pagat”

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, në Kuvendin e Kosovës sot tha se profesioni më i kërkuar në tregun e punës është ai i mësimdhënësit, dhe se problemi kryesor në arsim janë cilësia e jo pagat.
“Asnjë profesion në Kosovë nuk është më i kërkuar në tregun e punës se sa puna e mësimdhënësit,ne kemi për detyrë që këtë ta kthejmë në cilësi. Nuk është problem kryesor në arsimin e Kosovës pagat, por cilësia, ejani të diskutojmë si ta rrisim cilësinë”